Në një dalje publike për mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se do të veprojë në zbatim të plotë të Kushtetutës, lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve në vend.
Pyetjes nëse do t’i dekretojë në një ditë zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare, Meta tha:
“Mendoj që pyetja është interesante, por përgjigja është e qartë. Presidenti do të veprojë në raport me Kushtetutën, dhe jo si ai do të dëshironte të vepronte me logjikën normale të ngjarjeve apo të zhvillimeve.”
Më tej shtoi:
“E kam thënë që për mua edhe zgjedhjet e përgjithshme edhe vendore duhet të ishin mbajtur dje, por natyrisht unë do të jem tepër i vëmendshëm në respektimin e kushtetutës dhe detyrimeve të mia vetëm kushtetuese dhe ligjore”./TCH
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...