Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Selimi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se nga Thaçi ka kërkuar që në përpikëri të zbatohen rekomandimet e auditorit kombëtar, transmeton arbresh.info
Selimi ka përfunduar shkrimin e tij duke thënë se transparenca dhe llogaridhënia janë qëllimet parësore të qeverisë.
Postimi i plotë:
Gjatë kësaj jave, në takimin që kam zhvilluar me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, kam kërkuar që në përpikmëri të zbatohen rekomandimet e auditorit kombëtar. Transparenca dhe llogaridhënia, si parime parësore të qeverisjes sonë, garantojnë ngritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në institucionet korrektuese.
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...