Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është gjobitur për shkeljen e rregullave të izolimit të vendit.
Zelensky ka thënë se ngjarja ka ndodhur pasi ka vizituar një kafene në qendër të qytetit të Khmelnytsky me 3 qershor, shkruan arbresh.info
Nga zyra e tij më vonë kanë publikuar një fotografi ku shihet Zelensky në kafene pa maskë edhe pse në atë kohë kur është bërë fotoja ka qenë në fuqi ligji për mbylljen e kafeneve për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit.
“Ata kanë bërë gjënë e duhur,” tha presidenti, duke iu referuar gjobës por pa treguar çmimin e saj.
Zelensky gjithashtu ka thënë se në një moment të caktuar ka menduar që të infektohet me qëllim me koronavirus vetëm të ju tregoj ukrainasëve që virusi është i vërtet./arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë