Kryeministri Edi Rama ndihet i lehtësuar pas emetimit të eurobondit, ku Shqipëria arriti të marrë në tregjet ndërkombëtare 650 milionë euro borxh me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.
Në Konferencën për shtyp me ministrat Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj organizuar mesditën e sotme, Kryeministri e quajti “sukses të jashtëzakonshëm” dhe “një vlerësim për librin e llogarive të një shteti të besueshëm”.
Rama tha se eurobondi është “bazë që përfundimisht konsolidon planin tonë të ri kombëtar “Shqipëria 2030” dhe nuk la pa komentuar akuzat e PD-se
Edi Rama: “Në formën e një fluturumi të një balone tabake PD flet për gëzim pse morëm borxh, ndërkohë që duhet të hidhëroheshin, por nuk është kështu është e kundërta. Ne kemi marrë konfirmim nga tregjet, që në radhë të parë na bën një vend të besueshëm në raport me institucionet financiare ndërkombëtare dhe na jep mundësi të zgjerojmë bazën e financimit të ekonomisë. Për ata që thonë hë mo se borxh morët çdo njeri e di se nuk mjafton të duash të marrësh borxh por të gjesh dhe atë që të jep borxhin dhe kjo bazohet në dokumente. Dolëm me një objektiv dhe na u ofrua 4.8 herë më shumë. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi të pabesueshëm ose jo solid këtë shumë. Përgjigjja është e qartë. Shteti shqiptar është i besueshëm”.
Në mbyllje të fjalës së tij për tia kaluar fjalën ministrave kryeministri u shpreh I lumtur për bashkëpunimin me ministrat.
Edi Rama: “Nëse Shqipëria nuk do të kishte këtë paraqitje të parametrave dhe treguesve makroekonomikë do ta kishin goditur në vlerësimin e tregjeve. Jam shumë I lumtur me bashkëpunimin e ministrave”./oranews
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Roma me fitore solide ndaj Genoas, vazhdon luftën për titull
Labubu, “6-7” dhe “brain rot”, trendet e 2025 që mbizotëruan...
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë