Jennifer Lopez dhe i fejuari Alex Rodriguez bashkohen në britmën për ndryshime.
Këngëtarja dhe ish-ylli i bejzbollit marshuan me protestuesit dhe mbajtën pankartat e ‘Black Lives Matter’ në një demonstrim në Hollywood të Dielën, dhe deklaruan qëllimin e tyre për të vazhduar të protestojnë derisa vendi të shohë ndryshime të vërteta.
Lopez shpërndau një fotografi në Instagram ku shihet së bashku me Rodriguez, dyshja shfaqen duke veshur maskat e tyre të fytyrës për mbrjotje nga virusi teksa brohoritshin së bashku me turmën.
Sipas këngëtares, ishin binjakët e saj 12-vjeçarë – Emme dhe Max – ata që bënë pankartat e tyre, dhe ishte djali i saj që donte që ajo të përfshihej në një mënyrë të drejtpërdrejtë për të përdorur platformën e saj për mirë.
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit
Rahoveci me fitore bindëse ndaj Kastriotit, gara e titullit ...