Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin, njëkohësisht kapitenin e Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang.
Sulmuesit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nëse nuk e rinovon, atëherë Arsenal do e shesë gjatë verës në mënyrë që të mos e humbë si lojtar i lirë në vitin tjetër, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Mundo Deportivo, Lautaro Martinez është prioriteti i gjigantit katalunas, por edhe gabonezi shihet si opsion.

Aubameyang e ka dëshmuar vetën çfarë golashënuesi është duke shënuar 61 gola në 96 paraqitje dhe është i lidhur me kalimin te Real Madrid.
Nëse dështon transferimi i Martinez, atëherë Barcelona do provojë të transferojë 30-vjeçarin, i cili shihet si pasuesi i Luis Suarez./arbresh.info.
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës