PSG është favoriti kryesor për të transferuar mesfushorin e Juventus-it, Miralem Pjanic, i cili kërkohet edhe nga Barcelona.
Sipas Mundo Deportivo, boshnjaku ka marrëveshje personale me Barcelonën, mirëpo problemi është se klubi spanjoll nuk është duke mundur të arrij marrëveshje me “Zonjën e Vjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Kjo e ka lejuar PSG-në të bëjë ofertën e tyre për mesfushorin, ofertë e cila i ka pëlqyer “Bianconerëve”.
Thuhet se “Parisienët” kanë ofruar në shkëmbim sulmuesin Mauro Icardi, i cili kërkohet që një kohë të gjatë nga Juventus.

PSG sapo e ka blerë argjentinasin nga Inter, mirëpo do e largojë dhe në këmbim do fitojë shërbimet e Pjanic.
Nëse bëhet ky shkëmbim, atëherë PSG është e detyruar të paguajë 15 milionë euro drejt “Neurazurëve” sepse në kontratën e Icardi-t është klauzola kundër klubeve italiane./arbresh.info.
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tër...
KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të...
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë
Dardanët kryejnë stërvitjen e fundit, nisen drejt Bratislavë...
“Pas Gjestit edhe Gimbo nën arrest?”, Selin nuk ...
Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për ba...