Korniza e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të publikohet javën e ardhshme.
Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varheji ka njoftuar se korniza e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të publikohet “në ditët në vijim”, ndërsa zëvendëskryeministri Bujar Osmani deklaroi se pret që kjo të ndodhë më 9 ose 10 qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Korniza e negociatave të BE-së, si version i përshkruar, do të shpallet më 9 ose 10 qershor, së bashku me raport të shkurtër për përparimin e reformave”, tha Osmani, duke theksuar se arritja e konsensusit për datën e zgjedhjeve nuk do të ndikonte në kornizën e negociatave.
Osmani tha se pasi Komisioni Evropian ta publikojë projekt versionin e kornizës negociuese, vendet anëtare do t’i shprehin qëndrimet e veta kombëtare dhe në fund bëjnë përpjekje të arrijnë konsensus.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski deklaroi se nuk pret që Bullgaria ta bllokojë fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Sipas tij, moskontestimi i identitetit maqedonas, përafrimi ynë drejt BE-së, marrëdhëniet e mira fqinje me Bullgarinë janë komplementare, ndërsa i qartë është edhe qëndrimi i MPJ-së dhe i Qeverisë.
Konferenca e parë ndërqeveritare (KNQ) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, megjithatë, Berlini zyrtar pret të ndodhë gjatë kryesimit të tyre me BE-në nga 1 korriku, që do ta ndërmarrin nga Zagrebi.
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë