Procesi i rrënimit të objekteve të pabanueshme në qendër të qytetit të Obiliqit, po vazhdon.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve për zhurmat dhe pluhurin që mund të shkaktohet nga pastrimi i mbetjeve në atë pjesë, duke theksuar se “Obiliqi tashmë po ndryshon, përmes punës dhe vullnetit për të realizuar më të mirën për ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Kujtojmë se arbresh.info ditë më parë kishte raportuar se 8 familje që banonin në këto banesa sociale, do të mbetëshin pa kulm mbi kokë.
Shkrimi i plotë i kryetarit të Obiliqit:
Ne kemi filluar rrënimin e objekteve të vetmisë, proces ky që do të vazhdojë në mënyrë që tërësisht të pastrohet ambienti nga mbetjet, andaj kërkojmë falje dhe mirëkuptim nga ana e juaj në rast të zhurmave apo pluhurit që do të shkaktohet, por Obiliqi tashmë po ndryshon përmes punës dhe vullnetit për të realizuar më të mirën për ardhmërinë e fëmijëve tanë, thuhet në shkrimin e kryetarit të Obiliqit.
Ka shumë punë në projektet që po realizohen, por ka nevojë gjithashtu për bashkëpunim dhe angazhimin tonë të përbashkët për një Obiliq ndryshe me infrastrukturë moderne, me ambiente të përshtatshme për të gjitha moshat e sidomos për ata që do ta trashëgojnë të ardhmen, përfundon shkrimi.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...