Gjatë ditës së sotme diku rreth orës 5 e mëngjesit, në rrugën ‘Arhiepiskop Distej’, në Komunën e Çairit, është plagosur një person i cili ka drejtuar një motoçikletë.
Personi menjëherë është dërguar në spital, ndërsa policia gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur gjashtë gëzhoja nga pistoletë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Më 02.03.2020 në orën 5:45 në SPB Shkup është denoncuar se në afërsi të një lokali dhe çerdhe në rrugën ‘Arhiepiskop Dositej’ në Shkup, një person ka përdorur armën drejt K.T (24), i cili ka drejtuar motoçikletë, dhe që është lënduar në këmbë”, thonë nga MPB.
Ata shtojnë se ai është dërguar në spitalin ‘8 shtatori për ndihmë mjekësore.
“Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ku në vendngjarje janë gjetur dhe marrë gjashtë gëzhoja”, thonë nga MPB duke shtuar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...