Afrikano-amerikani George Floyd, vdekja e të cilit nxiti trazira në SHBA, ka vdekur nga asfiksia (mungesa e oksigjenit) sipas raportit të autopsisë.
Ai ka vdekur nga presioni që i është bërë në qafën e tij nga oficeri policor i Minneapolisit, kanë thënë ekzaminuesit mjekësor.
Rezultati është krejt ndryshe nga raporti i autopsisë së kryer nga ekzaminerët mjekësor të shtetit amerikan.
Arbresh.info transmeton se kjo autospi nuk ka gjetur prova për “asfiksi traumatike ose te mbytjes”.
Shkaku i vdekjes për mendimin tim është asfiksia, për shkak të shtypjes në qafë – e cila mund të ndërprej oksigjenin që shkon në tru, dhe presioni në shpinë, e cila ka ndërprerë frymëmarrjen”, tha Michael Baden, ish mjek i Neë York i punësuar nga familja Floyd.
Në video shihet një oficer policie i bardhë që shtypte me gju qafën e George Floyd edhe pse ai u përgjërua se nuk mund të merrte frymë.
Kjo ngjarje ka bërë që SHBA të përjetoj protesta të njëpasnjëshme për gjashtë ditë radhazi, protesta të cilat nuk janë përjetuar që nga viti 1960./arbresh.info/
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...