Klubi i madh italian, Juventusi po hedh një vështrim të afërt me sulmuesin e Chelseat, Pedro.
Pedro është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe largimi i tij duket i pashmangshëm në verë, shkaku që nuk kanë arritur marrëveshje.
Kjo situatë ka bërë që ylli spanjoll të jetë i hapur për oferta nga e gjithë Evropa dhe nga mbarë bota.
Real Betis janë në bisedime me spanjolli, ashtu sikurse edhe Roma, por tani thuhet se edhe Juventusi mund të jetë një opsion tërheqës.
Sipas mediumit Il Tempo, transferimi i tij po përkrahet nga trajneri Maurizio Sarri, i cili ka punuar me Pedron te Chelsea sezonin e kaluar.
33-vjeçari pritet të lejohet të largohet nga menaxheri i Chelseat, Frank Lampard këtë verë, pasi i njëjti nuk bënë pjesë në planet e anglezit. /Telegrafi/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku