“Ta dini se Jerusalemi është vija e kuqe e myslimanëve të botës dhe ne nuk do të tolerojmë që territoret palestineze t’i bëhen peshqesh ndokujt”, – paralajmëroi Presidenti Erdoan në një videomesazh dërguar myslimanëve të Amerikës me rastin e Fitër Bajramit.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u dërgoi një videomesazh myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me rastin e festës së Fitër Bajramit.
“Uroj nga Zoti që këto ditë të bekuara të jenë lajmëtari i një periudhe të re, ku myslimanët amerikanë bashkë me të gjithë Botën Islame e njerëzimin do të jetojnë në paqe e siguri”, e fillon mesazhin e tij udhëheqësi turk dhe shton se procesi i pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) tregoi se hierarkitë dhe privilegjet nuk vlejnë për asnjë rajon, komb apo shtet në botë.
“Dua ta përsëris edhe një herë që qabeja jonë e parë Jerusalemi i Shenjtë, i cili është i shenjtë për të tri fetë, është vija e kuqe e myslimanëve të botës”, paralajmëroi Erdoan dhe tha: “Nuk do të tolerojmë që territoret palestineze t’i bëhen peshqesh ndokujt”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës