Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka në një intervistë të dhënë për arbresh.info ka deklaruar se secila parti që do të bëjë koalicion me LVV-në në të ardhmen duhet ta pranojë programin qeverisës të kësaj partie.
Përkundër dorëzimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, Haskuka deklaron se nuk do të paragjykojë për të ardhmen për një koalicion të mundshëm LVV-LDK.
”Unë mendoj që partneri qeverisës i LVV-së pas zgjedhjeve, duhet të pranojë seriozisht programin tonë. Sepse të nënshkruash marrëveshjen dhe një muaj pas të heqësh dorë nuk është në rregull. LDK-ja në këtë aspekt ka bërë gabime të mëdha, por nuk dua të paragjykoj për të ardhmen. Me rëndësi është që premtimet zgjedhore dhe premtimet për ndryshim të realizohen dhe kushdo që është i gatshëm të vijë aty.”/Alban Begolli/arbresh.info/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...