Gjermania është gjithmonë një hap përpara shteteve të tjera në Evropë. Kështu ndodhi edhe në futboll. Bundesliga rifilloi fundjavën e kaluar dhe Karl-Heinz Rummenigge ndihet krenar.
CEO i Bayern Munchen, ka analizuar situatën e krijuar në një prononcim për Gazzetta dello Sport. Frika ekziston akoma, por zyrtari i klubit bavarez deklaron se gjithçka është në dorë të futbollistëve.
“Rikthimi i Bundesligës është krenari dhe përulësi: krenari për faktin që ia dolëm të rikthenim futbollin, por ishte e rëndësishme të analizohej me përulësi situata e përgjithshme. Mendoj se futbolli duhet të falënderojë politikën gjermane, por duhet të vijojmë të qëndrojmë të përulur për situatën katastrofike që është krijuar.
Ne ia dolëm të riktheheshim të parët në fushë, rreth 200 kombe kanë ndjekur Bundesligën. Koncepti i higjienës funksionoi ashtu si edhe protokolli sanitar. Unë kam qenë pak nervoz, por kisha edhe kuriozitet të madh. Të gjithë skuadrat luajtën një futboll normal, edhe pse pa praninë e tifozëve në stadium, transmeton abcnews.
Mbyllja e sezonit? Nëse futbollistët tregohen seriozë dhe të disiplinuar, ekziston shansi të përfundojë kampionati. Sigurisht që kemi frikë për infektime të reja lojtarësh, por po ndiqet me korrektësi protokolli i kontaktit. Ne filmojmë çdo seancë stërvitore, për t’i provuar autoriteteve çfarë po ndodh dhe për të shmangur kalimin e ekipit në karantinë“, deklaron Rummenigge.
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi