Kreu i Prizrenit Mytaher Haskuk për arbresh.info bëri të ditur se personat e fundit të prekur me koronavirus nga kjo komunë kishin shumë kontakte me njerëz të tjerë.
“Dje kemi pasur tetë raste të reja të një familjeje, të cilët kanë kontakte tjera. Në total kanë qenë 101, nga ta një pjesë janë shëruar, dy kanë ndërruar jetë, kurse aktive janë 32 raste”, tha Haskuka.
“Problemi qëndron tek personat e fundit që kanë pasur kontakte me shumë persona, ku jemi duke i gjurmuar bashkë me IKSHPK”, u shpreh kryetari.
Ndër të tjera Haskuka tregoi edhe për mbylljen e një fabrike në këtë qytet, pasi që njëri nga rastet e mbrëmshme pozitive ishte punëtor.
“Nga tetë anëtarë të familjes njëri ka punuar në këtë fabrikë. Së bashku me Inspektoratin dhe vetë pronari i fabrikës ka qenë i pajtimit që të mbyllet fabrika derisa të bëhen testimet”, deklaroi Haskuka./arbresh.info/
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi