Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli këto ditë pritet të vijë në Kosovë. Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.
Ai, thotë se ardhja e Pacollit do të bëhet duke respektuar protokollin shëndetësor dhe ligjin e Kushtetutën e vendit.
“Do të zbatohen protokollet shëndetësore sipas ligjit dhe Kushtetutës”, u shpreh Zyberaj.
Ai, tha se ende nuk është caktuar dita e saktë e nisjes së tij drejt Kosovës.
“Ende nuk është caktuar dita”, tha shkurt ai për arbresh.info.