Deputetja Rudina Hajdari thotë se babai i saj, i cilësuar si simbol i demokracisë Azem Hajdari ishte idealist dhe s’krahasohet me asnjë nga politikanët e sotëm.
“Babai im ka pasur idele shumë të larta. Ka qenë idealist. S’ka lidhje me asnjë nga personat sot në politikë. Ai ishte njeri idealist, guximtar dhe luftoi fort.

Erdha nga Amerika se besoj te idealet e babait tim, e dua fort këtë vend dhe dua të hedh themelet, që të rivendoset fjala e lirë. Qoftë në Parlament, qoftë te studentet, te teatri, te qytetarët”, tha Hajdari.
Lidhur me Reformën Zgjedhore, Hajdari tha se afati për përmbylljen e saj ëhstë deri në 31 maj.
“Reforma zgjedhore ka afat deri në 31 maj. Por kemi patur një deklaratë të komisionerit të BE për Shqipërinë, që thotë raporti shtyhet deri në shtator.
Kjo i jep kohë Shqipërisë për të përmbushur kushtet për negociatat. Por unë them s’kemi nevojë për data për për marrëveshje me të gjitha palët”, u shpreh deputetja Rudina Hajdari në emisionin Opinion.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...