Agjenti i Jorginho-s, Joao Santos ka thënë se nuk do refuzojë ofertën e Juventus-it, por ende s’ka ndonjë ofertë zyrtare.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Maurizio Sarri që ka punuar me Jorginho-n te Napoli dhe Chelsea, dëshiron ribashkimin me italian dhe ka raportime se mund të ndodh shkëmbimi me Miralem Pjanic, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, agjenti ka thënë se ende Paratici nuk ka pyetur për Jorginho-n.

“Juventus është një ndër skuadrat më të mira në Evropë dhe çdo lojtar do dëshironte të luante për ta”.
“Nuk kam dëgjuar asgjë nga Paratici, nuk me ka telefonuar. Jorginho ka kontratë trevjeçare me Chelsea, është duke ia dal mirë në Londër”.
“Kam lexuar për këto raportime që tregojnë interesimin e Juventus-it”, theksoi ai.
Kartoni i Jorginho-s vlen rreth 25 milionë euro dhe gjatë verës ekziston mundësia e madhe që t’i bashkohet Juventus-it./arbresh.info.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...