Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka denoncuar një kërcënim ndaj tij, duke thënë se është kërcënuar edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.
Por, pak minuta më vonë, Kurti fshiu shkrimin e tij duke e përmirësuar me një të ri.
Në shkrimin e parë, Kurti thotë se shpreson që pyetjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij të njëanshme, drejtuar Forumit të Venedikut, janë lajm i rremë.
Tutje, Kurti tha se dokumentet 3800 faqe nga koha e shkrimit të Kushtetutës, ku sipas Kurtit kanë humbur në vitin 2014, e janë gjetur tani, kanë skaduar.
Kurti tutje shkroi se ky regjim ka skaduar me 6 tetor 2019, në ditën e zgjedhjeve të fundit, ku partia e tij doli e para.
“Pyetjet e njëanshme që thuhet se janë bërë nga Gjykata Kushtetuese në Forumin e Venedikut shpresojmë se janë lajm i rremë. Ndërkaq, ‘dokumentet’ në 3800 faqe nga koha e shkrimit të Kushtetutës, të humbura për vitin 2014 e të ‘gjetura’ tani, e kanë pasur afatin e skadencës porsi regjimi i vjetër – 6 tetor 2019!”, shkroi Kurti në shkrimin e parë.
Ndërsa, në shkrimin e dytë, këtë pjesë Kurti e fshiu, duke lënë vetëm shkrimin e mëposhtëm.
Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër.
Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.
Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.
Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.
Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...