Edi Rama që në kohën kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranë kishte kërkuar shembjen e godinës së teatrit Kombëtar.
Pas më shumë se 10 vitesh Rama e mban “premtimin”.


Fshehurazi, në orën 4 e 30 të mëngjësit mjetet e rënda të IKMT-së nisën shembjen e godinës, në kohën kur një grup qytetarësh dhe artistësh ishin në mbrojtje të saj.
Disa herë pati konfrontim mes protestuesve dhe policisë.


Forcat e rendit shoqëruan 37 persona mes tyre kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, aktorin Neritan Liçaj dhe gazetarin Alfred Lela.
Pati shumë reagime si nga qytetarët dhe nga politika në Shqipëri, por rreth orës 11:00 pjesa më e madhe e godinës ishte shembur.
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar
Ministria e Kulturës akuzon Komunën e Prishtinës për punime ...