Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhje për të shpalosur punën 100 ditëshe të saj.
Mbledhjen e hapi kryeministri në detyrë, Albin Kurti i cili në një fjalim të gjatë lavdëroi punën e tij dhe të kabinetit.
Për dallim, ministrat kishin të limituar kohën ku secili kishte nga 3 minuta për të shpalosur punën.
Ndër të parët që ua dha fjalën ishin edhe personat më të afërt të Kurtit, Glauk Konjufca, ministër i jashtëm dhe Xhelal Sveçla ministër i brendshëm.
Pas tyre ia dha fjalën asaj që e shoqëronte në vizita, Ministres Emilia Rexhepi e cila vjen nga komunitetet.
Renditjes nuk i mungoi as Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë e cila është e afërt me kryeministrin.
Pas mbledhjes, Kurti do të mbaj një konferencë për media./arbresh.info/
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...