Sonte është konfirmuar një rast me koronavirus në Obiliq.
Kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se sipas informacioneve, rasti në fjalë është rast kontakti dhe është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë, shkruan lajmi.
“Nuk ka nevojë për panikë, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikmëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkunder motit të mirë , evitoni daljet e shpeshta në menyrë që të tejkalojmë këtë sfidë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sipas informatave të marrura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësise Publike, në Obiliq kemi një rast pozitiv me Covid-19, rasti në fjalë është rast kontakti dhe sipas informatave është punonjës shëndetësor në një klinikë private në Prishtinë.
Ekipet e QKMF-së, po qëndrojnë në kontakt me IKSHPK-në dhe me familjarët e të infektuarit.
Nuk ka nevojë për panikë, ju bëjë thirrje shumë të sinqertë që të respektoni me përpikmëri të gjitha rregullat e institucioneve shëndetësore, të vazhdoni të qëndroni në shtëpi edhe përkunder motit të mirë , evitoni daljet e shpeshta në menyrë që të tejkalojmë këtë sfidë!.
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...
Shefi i NATO-s thotë se po punon për zgjidhjen e çështjes së...
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi