Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve që vazhdojnë të mbajë distancën fizike dhe të përdorin maska.
Përmes një komunikate për media Instituti thotë se virusi gjendet akoma në mesin tonë, andaj lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.
“Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, shkruan arbresh.info.
Njoftim i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Sonte detektuam 8 raste pozitive në tërë vendin e 3 prej tyre në Prishtinë!
870 raste deri sot me 653 të shëruar!
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
Ju faleminderit për mirëkuptim!
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri