Një plumb është shkrepur në një përleshje midis dhjetë personave në “Kanionin e Matkës” sot rreth orës 3 pasdite, por për fat të mirë askush nuk është plagosur, thonë nga Ministria e Brendshme pas inspektimit fillestar.
Dy grupe u përleshën për lëvizjen e varkave turistike në drejtim të shpellës.
Policia ka njohuri për identitetin e pjesëmarrësve në përleshje. Personi M. S. me disa të tjerë, së pari sulmuan fizikisht A. S. dhe A. S. dhe njëri prej tyre gjuajti me armë.
Deri më tani, nga policia thonë, se askush nuk është lënduar nga të shtënat.
MPB është duke e zbardhur rastin, dhe pritet të bëhet e njohur se kush janë pronarët e varkave dhe me platformës së paligjshme në Matkë, ku ndodhi incidenti./telegrafi
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...