Turqia është e njohur për bukurinë dhe atraksionet e saj turistike.
Pavarësisht nëse ju pëlqen ose jo që të shkoni në plazhe private që janë “të rrethuara” me shkëmbinj, Turqia ofron edhe lloje tjera të plazhave të cilat i bëjnë pushimet shumë më të këndshme, transmeton portal arbresh.info
Disa nga plazhet më të bukura të Turqisë mund t’i gjeni më poshtë.
Kaputas

Ky është një plazh i vogël i vendosur mes dy shkëmbinjve në rrugën ndërmjet Kalkan dhe Kas. Plazhi i Kaputas është një zgjedhje ideale sepse ndodhet larg rrugës, kështu që asnjë zhurmë nga rruga nuk do t’ju arrijë. Ngjyra e detit do t’ju magjepsë.
Lugina e fluturave

Mënyra e vetme për të arritur në këtë plazh është me varkë, dhe është e vendosur pranë vendit turistik Faraja. Këtu mund të shihni edhe fluturat e rralla të Farajarska.
Patara

Nëse jeni duke kërkuar për një plazh me rërë, atëherë Patara është për ju. Ajo është e njohur gjithashtu si plazhi më i gjatë me rërë në Turqi, dhe për të arritur atë, ju duhet të paguani tarifën e hyrjes. Kjo për shkak se breshkat lindin po aty. Kjo është arsyeja pse turistët paralajmërohen që kur të vijnë, ata vendosin cadra larg ujit, për sigurinë e breshkave.
Limangazi

Ky është një gji i vogël i vendosur afër portit të Kas, dhe mund të arrihet ose në këmbë ose me varkë. Ky është një plazh shumë i vogël dhe i qetë, vendi i duhur për të shpëtuar nga turma. Ekziston edhe një kafene e vogël ku mund të blini pije freskuese./arbresh.info/
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...