Bayern Munich gjatë verës mund të humbasë dy mbrojtësit Javi Martinez dhe Jerome Boateng.
Dy lojtarëve iu skadon kontrata në verën e vitit 2021 dhe mund të shiten këtë verë, në mënyrë që “Bavarezët” të fitojnë disa para, e të mos i lejojnë të largohen si lojtarë të lirë, transmeton portali arbresh.info.
Si Martinez ashtu edhe Boateng duan të luajnë më shumë në formacionin e parë, kurse gjiganti gjerman preferon lojtarë më të rinj të cilët janë më të shpejtë.

Martinez këtë sezon ka humbur pozitën e formacionit të parë duke luajtur 18 ndeshje, ndërsa Boateng dëshiron të qëndrojë në “Allianz Arena”, por klubi do ta shesë.
Për Boateng ka interesim Arsenal, derisa Martinez kërkohet nga disa skuadra angleze, emri i të cilave nuk është bërë i ditur./arbresh.info.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...