Policia e Fierit ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e një shtetasi, i cili është kapur në flagrancë me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.
Ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediles ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.
Njoftimi i plotë:
Goditet një rast i drogave të forta në qytet.
Kapet dhe arrestohet në flagrancë 30-vjeçari me kokainë në automjet të cilin e drejtonte në gjendje të dehur.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, kanë vijuar punën për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Në vijim të kontrolleve të shtuara nëpër rrugët e qytetit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të posedimit apo shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
• K.Ll., 30 vjeç, banues në Vlorë.
Në lagjen “16 Prilli” Fier, ky shtetas është kapur duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, dhe gjatë kontrollit në mjet, poshtë sediles ju gjet dhe ju sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë e ndarë në doza të vogla.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur”.
Gjenerata e re e Kosovës në xhudo vazhdon përgatitjet në Kam...
Sulmi me dron iranian shkakton dëme të rënda në aeroportin e...
Aktakuzë për rrezikim të trafikut publik me pasojë vdekjen e...
BE autorizon negociatat me shtetet e Ballkanit Perëndimor, K...
Shqipëria zgjidhet si “Presidente e Forest Europe”, Rama: Vo...
66 persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit p...