Ish sulmuesi i Milan, Juventus dhe Italisë, Alessandro Matri ka konfirmuar se është pensionuar nga futbolli.
Mtari që gjatë këtij sezoni u huazua te Brescia, vendosi që të pensionohet, transmeton portali arbresh.info.
Italiani ka thënë se është në fund të rrugës dhe vetëm një ofertë e madhe mund të bëj që t’i rikthehet futbollit.
“Mund të them se i bëra ëndrrat realitet. Kur fillova, nuk mendoja që do kisha një karrierë si kjo dhe të fitoja tri Seria A”.

“E mora këtë vendim pas gjashtë muajve te Brescia. E humba dëshirën dhe nuk ndihem mirë në fushë. Nuk mund të qëndrojë në klub, në të cilën nuk mund të jap çfarë duhet”.
“Nuk mora shumë oferta dhe nuk isha i bindur nga asnjëra. Do të me mungoj jeta si futbollist, por vetëm një ofertë e madhe mund të bëjë që të rikthehem”, tha ai.
Matri filloi karrierën te Milan, por emri i tij u bë i njohur te Cagliari mes viteve 2007 dhe 2011, ku shënoi 36 gola në 127 paraqitje./arbresh.info.
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...