Këngëtari Muhamet Sejdiu ka qenë ndër të prekurit e parë me coronavirus në Kosovë.
Ai sot është i shëruar dhe ka dhënë mendimin e tij në lidhje me masat qeveritare që pritet të prekin edhe estradën muzikore.
Sejdiu në një lidhje telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është optimist se dasmat do të mbahen dhe se me protesta këngëtarët nuk mund të bëjnë asgjë.
“Labi ka të drejtë mirëpo sa i përket dasmave gjithçka do të varet prej mërgimtarëve. Nëse lirohen linjat ajrore dhe vijnë mërgimtarët dasmat do të mbahen. Në të kundërtën do të kemi shumë të vështirë pasi çmimet që i kemi ne, rrogat e arsimtarëve nuk i përballojnë”.
Këngëtari ka thënë se ai për fat të mirë pjesën dërrmuese të dasmave i ka të prenotuara nga mërgimtarët e Zvicrës, Gjermanisë, Norvegjisë e Suedisë.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan