Naim Musliu, babi i Agon Muslit që ndërroi jetë dje gjatë qëndrimi në qendrën e studentëve ka deklaruar se ka bërë përpjeke që përmes dokumenteve të dëshmoi se djali i tij nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka thënë se nuk i është lejuar ta shohë djalin as në aeroport e as në konvikt, shkruan arbresh.info.

Musliu ka deklaruar se djali i tij ka pas stres dhe ka dashur të kthehet në shtëpi e jo në konvikt.
“U nis për magjistraturë më 6 mars duke i falënderuar ndihmës së vëllait që është në Francë dhe meje. Djali u bllokua në banesë duke mos pas të afërm dhe u shfaqen disa mërzi dhe e kuptova se nuk është mirë. Pas ardhjes në Kosovë nuk më lanë me e pa djalin, kam pas edhe një dokument që djali është anku prej bubrekëve dhe nuk e ka ndje vetën mirë e ka pas edhe stres dhe ka dashtë të kthehet në shtëpi dhe jo në konvikt”, ka thënë ai.
Ai ka vazhduar tutje duke fajsuar Qeverinë për vdekjen e fëmijës të vetëm./arbresh.info/

SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...