Ekipi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë kanë fluturuar drejt Shqipërisë. Pas orës 19:00 ata janë nisur nga aeroporti i Fiumicino i Romës drejt Tiranës.
Ekipi mjekësor u përcollën në aeroport nga ambasadorja shqiptare, Anita Bitri Lani.
“Falenderova, në Fiumicino, ekipin e mjekëve dhe infermierëve që shërbyen në Brescia, për punën e bërë, përkushtimin e dëshmuar dhe simpatinë që shpërndanë në pavionet ku kontribuan në luftën kundër COVID19! Nisen në Shqipëri për të vazhduar shërbimin e tyre” shkruan Ambasadorja.
Mjekët dhe infermierët shqiptarë shërbyen për një muaj në spitalet e rajonit të Lombardisë, rajoni më i goditur në Itali nga Covid-19./oranews

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, humbin jetën 3 persona, lëshoh...
Rama reagon ndaj protestave: Projektet e Zvërnecit dhe Sazan...
Pas numërimit të shumicës së votave, LVV-ja kryeson garën zg...
Ditë e ngrohtë vere, temperaturat deri në 28°C
KQZ: Nga sot nis numërimi i votave në QKN
Kurti: Dekada i takon qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje