Marina e SHBA ka marrë në dorëzim luftanijen e parë anti-radar të njohur si kategoria Zumwalt, pas kompletimit të testimeve dhe aktivizimit të sistemeve të luftimit.
USS Zumwalt është e para e 32 luftanijeve të tilla të planifikuara fillimisht, por që më vonë u reduktuan në vetëm 3, prej problemve me dizajnin dhe shumëfishimit të kostove.
Ato do t’i kushtojnë marinës $7 miliardë secila, por i kanë dhënë kantiereve ndertuese amerikane mundësinë e eksperiencës me luftanijet e rënda anti-radar që asnjë vend tjetër nuk i zotëron.
Zumwalt është aktualisht luftanija me e madhe e sipërfaqes e forcave te Perëndimit, me një reduktim të ndjeshëm të topave të zjarrit që janë zëvendësuar me sisteme vertikale lëshimi raketor.
Megjithse të riparuara, gjatë testimeve USS Zumwalt ka pasur një seri problemesh në det. Komandanti i saj Andrew Carlson tha mbi programin: “Anija është tashmë çdo ditë në det. Oficerët po mësojnë mbi kapacitetet e saj, teknikat e procedurat, jo vetëm për integrimin në flotë por dhe avancimin e marinës në kuptimin e mjeteve anti-radar”.






Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Vaksina e parë nga AI, inteligjenca artificiale gjen zgjidhj...
Vuçiq nga Tivati: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strateg...
PZAP gjobit LDK-në me 5 mijë euro për përfshirjen e një të m...