Kosova po bëhet me Qendrën Nacionale të Xhudos. Këtë do ta mundësojë memorandumi i bashkëpunimit që kanë nënshkruar sot Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka.
Qëllimi i memorandumit është bashkëfinancimin në realizimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë”, i cili do të realizohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm, me një shumë të përgjithshme prej 460 mijë euro, nga të cilat MKRS-ja ndan mbi 300 mijë euro, ndërsa FXHK-ja do të ndajë 160 mijë euro për këtë projekt.
Me këtë rast, ministrja në takimin që ka realizuar me kryetarin Kuka dhe përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka, u shpreh se ndjehet jashtëzakonisht e lumtur që po mundësohet ardhja në jetë e një projekti kaq të rëndësishëm për xhudistët e Kosovës.

“Me nënshkrimin e këtij memorandumi, ne sot kemi nisur konkretisht realizimin e një projekti të madh dhe me rëndësi jo vetëm për xhudistët dhe sportin por edhe për vendin tonë në përgjithësi, sepse përpos rolit praktik që do ta ketë Qendra Nacionale e Xhudos në Pejë, ajo do të jetë edhe një imazh në arenën ndërkombëtare për Kosovën sepse sporti i xhudos ka ndikuar shumë në afirmimin e vendit tonë. Kjo qendër do të jetë edhe një vatër për sportistët që do të vijnë në të ardhmen dhe do të jetë edhe një destinacion për vizitorët e huaj që janë të interesuar për suksesin dhe historikun e xhudos në vendin tonë”, tha mes tjerash ministrja Dumoshi.
Ndërkaq, nga ana e tij, kryetari Agron Kuka falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen dhe bashkëpjesëmarrjen e MKRS-së në këtë projekt jetik për xhudon në Kosovë. Ai u shpreh se me ndërtimin e këtij objekti, sportistët do të jenë edhe më të inkurajuar për suksese e rezultate të mëtejme ashtu që t’i sjellin medalje të reja Kosovës në xhudo, por edhe që do të fokusohen në nxjerrjen e talenteve të reja në xhudo./arbresh.info/
Shaqir Totajt i vdes nëna: Nuk paska moment më të vështirë s...
Haxhiu në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës bëri homazhe te s...
Laboratori i drogës që u zbulua sot në një fshat të Pejës is...
“Jemi të uritur për trofe”, Haaland i dërgon një mesazh para...
Në Ribar të Vogël, Haradinaj nderon martirët e luftës në Kos...
Rama ndan pamje nga samiti “Në Mbrojtje të Demokracisë”, pri...