Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Tregut të Shkupit”, kanë filluar të realizojnë fushatë për zbatimin e masave për mbrojtja nga coronavirusi.
Siç njoftojnë nga MPB, aktivitete në këtë fushatë kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe nevojën për sjellje të përgjegjshme nga të gjithë, përcjell telegrafi maqedoni.
Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup në bashkëpunim me përfaqësuesit e “Tregut të Shkupit”, kanë filluar të realizojnë fushatë për zbatimin e masave për mbrojtja nga coronavirusi.
Siç njoftojnë nga MPB, aktivitete në këtë fushatë kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes publike dhe nevojën për sjellje të përgjegjshme nga të gjithë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë fushatë do të përfshihen tregjet e gjelbra në nivel të Bashkisë së Shkupit, ndërsa vizitorët do të informohen për mënyrën e shfrytëzimit të pajisjeve mbrojtëse, nevojën për shfrytëzimin e tyre, si dhe gjobat që pasojnë për moszbatim të masave.
Në kuadër të kësaj fushate, qytetarëve do t’u ndahen maska dhe doreza.
MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe vendimet e kompetentëve dhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme.
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...