Mario Balotelli ka zbuluar se e kishte refuzuar ofertën e Juventusit menjëherë pasi ishte larguar nga Manchester City sepse kishte zgjedhur Milanin duke e dëgjuar zemrën e jo mendjen.
Sulmuesi i Brescias Balotelli rrallë herë jep intervista, por të mërkurën ai bisedoi drejtpërdrejt në Instagram me një mik të vetin, ku zbuloi disa gjëra që nuk diheshin për të më parë, transmeton Gazeta Express.
“Adriano Galliano me donte në Milan. Pas Manchester Cityt, do t’i bashkohesha Juventusit dhe nuk e kisha problem, por Galliani ndërhyu dhe kur dëgjova se më kërkonte Milani, u çmenda”, tha Balotelli.
“Siç e dini, unë jam tifoz i Milanit, prandaj e dëgjova zemrën. Në atë kohë, Milani ishte në vendin e shtatë apo tetë në tabelë, prandaj kalimi në Juventus do të kishte qenë zgjuarsi nga unë, por vendosa ta dëgjoj zemrën”, shtoi ai.
“Të jem i sinqertë me juve, unë e dua edhe Interin. Juven do të kishte qenë zgjidhje më praktike dhe e kam menduar, por në fund zgjodha me zemër”, përfundoi ai.
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...