Ish-kandidatja demokrate, që ka garuar për pozitën e presidentes në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton ka mbështetur Joe Bidenin në zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara.
Ky vendim është konsideruar një tjetër shtytje për Bidenin për të fituar pozitën në Shtëpinë e Bardhë, si dhe shenjë se demokratët po bashkohen në garën e nëntorit kundër presidentit aktual, Donald Trump.
Clinton ka njoftuar për mbështetjen e saj në një ngjarje të zhvilluar online, të organizuar nga fushata e Bidenit, për të treguar sesi pandemia me koronavirus është duke ndikuar te gratë.

Ky lajm ka ardhur edhe në kohën kur ish-nënpresidenti amerikan është duke u përballur me supozime për sulm seksual nga ish-pjesëtarja e stafit të tij në Senat, Tara Reade.
Gjatë kësaj jave dy persona kanë thënë që Reade u ka treguar atyre për ngacmimet seksuale në mesin e viteve 1990.
Vetë Biden nuk ka komentuar këto supozime, ndonëse fushata e tij ka lëshuar një kundërshtim të ashpër.
Reade, e cila pretendon se është demokrate për një kohë të gjatë, ka sulmuar Clintonin, pas mbështetjes së dhënë për Bidenin, duke thënë se është duke i dhënë mundësi një “grabitqari seksual”.
Ajo ka akuzuar edhe më parë Bidenin për ngacmime, mirëpo muajin e kaluar ka zgjeruar akuzat e saj, duke përfshirë edhe sulmet seksuale./rel
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...