Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Besa Gaxheri, ka kërkuar të dijë se kush është Uran Ismajli dhe Bashkim Rrahmani të cilëve u janë paguar biletat e udhëtimit jashtë vendit në emër të deputetëve.
Ajo me këto pyetje, por që nuk morri përgjigje iu drejtua sekretarit të kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili raportoi në Komisionin për Buxhet dhe Financa për shpenzimet e Kuvendit për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.
“Kemi për shembull shpenzime të udhëtimit të biletave që nuk e dimë për kënd a qysh, 6 mijë e 679 euro që se dimë për kënd janë edhe duhet me ditë ne. Kemi shpenzim të udhëtimit bileta 2 mijë e 424 euro që se dimë për kënd hiq. Kemi shpenzime të udhëtimit bileta për shembull këto janë për deputetë natyrisht. Që me i nxjerrë në total mbi 10 mijë euro janë që na nuk po e dimë kush i ka ndarë këto bileta nuk ka emër ve tëm janë shpenzime të udhëtimit të biletave. Kështu që këtë duhet me na dhënë sqarim kush i ka shpenzuar”, ka thënë deputetja e LDK-së, që është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.
Gaxheri po ashtu ka kërkuar sqarime për shpenzimet që ka bërë për bileta personi me emrin Uran Ismajli, të cilin ajo tha se nuk e ka idenë kush është.
“Uran Ismajli pse hyn te deputetët kur janë të ndara, buxheti është i ndarë i deputetëve, i administratës edhe i stafit politik. Pse duhet me hi naj here dikush te deputetët mos me kaluar andej…Edhe kam shumë dhe kam nxjerrë analiza se pa keqkuptim na duhet me analizua veten tonë për me analizua dikën tjetër”, tha Gaxheri.
Ajo po ashtu ka kërkuar llogari edhe për subvencionin që ka ndarë Kuvendi i Kosovës për librin e Bardhyl Mahmutit, për të cilin Gaxheri tha se janë ndarë 8 mijë e 400 euro nga paratë që kanë marrë si subvencion.
“Subvencion për blerjen e 280 kopje të librit ‘Marshi i Madh’ me autor Bardhyl Mahmuti, 8 mijë e 400 euro…Çka është kjo?”, tha Gaxherri.
Ndërsa kolegu i saj partiak, Bardhyl Meta po ashtu e ka pyetur sekretarin Krasniqi nëse ky libër është lektyrë për deputetët e Kuvendit.
“A është lektyrë për deputetë apo çka. Pse është blerë”, tha Meta.
Në anën tjetër sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për pyetjet që kanë parashtruar Gaxherri dhe Meta.
Krasniqi ka dhënë një arsyetim vetëm kur është pyetur përse ka më shumë mjete të shpenzuara këtë vit në krahasim me vitin paraprak.
“Nga 9 maji i vitit 2014 deri më dhjetor të vitit 2014 Kuvendi nuk ka punuar . Kryesisht janë kursime apo t’i quaj pagat, kompensimet e deputetëve. Do të thotë krejt kjo periudhë është mbyllë me kursim ta quajmë mos pasja e shpenzimeve për këtë periudhën prill- maj dhe dhjetor 2014 janë gjashtë muaj në pyetje”, tha Krasniqi
Po ashtu Komisioni në parim ka miratuar edhe projektligjet, për Sigurime dhe për Menaxhimin e Financave Publike, për të cilin ka raportuar ministri i Financave Avdullah Hoti.
Po ashtu komisioni i ka dërguar në Kuvend për votim propozimet e Komisionit për Përzgjedhjen e Anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Emrat e propozuar të komisionit janë Ymer Havolli, Frederik Ardeseni, Behxhet Haliti, Juli Dikson edhe Ruzhdi Morina.
Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen sërish të pafajshëm
Deklarata e Walker dhënë 27 vite më parë, një ditë pas masak...
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit ser...
Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit zyrtar në ShBA, realizoi...
Abdixhiku bën homazhe në Reçak: Reçaku s’harrohet, drejtësia...
Arbeloa: Ne do të garojmë ende për dy trofe mjaft të rëndësi...