Roma është duke treguar tejet interesim për mbrojtësin e krahut të Barcelonës, Junior Firpo.
Firpo u transferua te Barcelona verën e kaluar nga Real Betis, mirëpo nuk ia doli t’ia zërë vendin Jordi Alba-s, andaj thuhet se klubi se do e shesë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Gazzetta dello Sport, Roma e sheh Firpo-n si zëvendësuesi adekuat i Leonardo Sinazzola, nëse ky i fundit vendos të largohet nga klubi italian.

Firpo gjatë këtij sezoni në fanellën e gjigantit katalunas ka bërë 17 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe bërë një asistim.
Në listën e Romës ndodhet edhe mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen./arbresh.info.
Ylli francez shmang krahasimet: Messi dhe Ronaldo nuk janë t...
Ukraina godet Rusinë, mbi 140 dronë në sulm ndaj Shën Peters...
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për të dyshuarin për...
Ngjarje e rëndë në Ankara: Babai merr peng vajzën 3-vjeçare,...
Kryeministri britanik: Koha më e rrezikshme, duhet përgatitj...
Tensionet Izrael–Liban përshkallëzohen, sulmi ajror lë tre t...