Legjenda e Inter, Antonio Cassano ka thënë se ia ka rekomanduar yllin e Borussia Dortmund, Erling Haaland skuadrës së Juventus-it, kur lojtari ishte pjesë e RB Salzburg.
Haaland këtë sezon ka qenë sensacional duke shënuar plotë 40 gola me dy skuadrat, ndërsa është në top formë me Dortmund, transmeton portali arbresh.info.
Cassano ka thënë se e ka vërejtur formën e mirë te Haaland sa ishte në Austri, andaj e ka propozuar te Juventus, mirëpo gjiganti italian ishte duke e shikuar gjithashtu.

“Kur ishte pjesë e Salzburg e rekomandova te Ausilio, ai me tha se ishte duke e shikuar”, tha Cassano.
Italiani beson se Haaland është top lojtar dhe i ndihmon çdo skuadre pasi mund të shënojë shumë gola.
“E mban skuadrën lartë, shënon dhe di të luaj me të dy këmbët. Është kafshë, nuk ka frikë nga askush”, shtoi ai.
Norvegjezi është i lidhur me largimin nga gjiganti gjerman, pasi kërkohet nga Real Madrid, Juventus dhe Manchester United./arbresh.info.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?