Disa javë më parë, reperi i njohur Gold AG, i dha fund beqarisë.
Këngëtari u martua në fshehtësi të plotë, pa bërë bujë dhe askush nuk e dinte për lidhjen e tij, pasi ai asnjëherë nuk kishte folur për vajzën që i ka vjedhur zemrën.

Për herë të parë lidhur me martesën, Gold AG ka folur në “Prive”, ku ka zbuluar edhe detajet e para.
Ai tha se ka preferuar ta mbajë gjithçka të fshehtë, pasi edhe bashkëshortja e tij nuk ka dashur të bëhet publike.
“E kam mbajtur të fshehtë, pasi edhe ana tjetër, nusja ime nuk ka dashur. Kjo është një gjë private, personale e imja. Në të ardhmen shpresoj që do e shihni të gjithë”, tha këngëtari.
Më pas, Gold AG, tregoi se edhe portretin e bashkëshortes së tij do e shohim së shpejti, sapo ajo të ketë dëshirë të bëhet pjesë e rrjeteve sociale.
Prokuroria nuk ka informacione se kush i dërgoi eksplozivët ...
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...