Përfaqësuesja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, përmes një postimi në Facebok, ka shkruar në lidhje me veprimet që “politikanët”, në kohën e pandemisë po veprojnë.
Kollçaku shprehët që jeta e punëtorëve shëndetësor po vazhdon ende të jetë betejë dhe se e gjithë përgjegjësia për mosrespektim të masave për situatën aktuale ju bie “politikanëve”, që po pengojnë menaxhimin e situatës, transmeton arbresh.info.
Ky është postimi i plotë i saj:
PLAN-i spostoi COVID-19 nga debati publik (??!!!!!!!)
Për punëtorët shëndetësor beteja vazhdon pa ndalur.
Ndërsa në terren stigma ndaj të prekurve është diçka e paparë deri më sot. Pothuajse paranojë kolektive.
Në anën tjetër ish-pushtetarët e etshëm për pushtet po veprojnë në kundërshtim të plotë me rekomandimet e institucioneve shëndetësore në krye me Ministrin e Shëndetësisë dhe institucionin më të thirrur, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjithë përgjegjësia për situatën në terren, dhe mosrespektimin e masave nga qytetarët do të bie mbi “politikanët” që në kohën e pandemisë globale penguan me vetëdije menaxhimin e situatës, ftuan në mosbindje, si dhe promovuan publikisht mosrespektimin e masave parandaluese me shembull vetanak.
https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3722393387833888
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor