“Në 24 orët e fundit, në Komunën Dibër nuk ka të evidentuar persona me koronavirus. Në izolim shtëpiak janë 41 persona, nga të cilët dy persona janë pozitiv, ndërsa pritet që brenda dy ditëve të bëjnë testin e dytë kontrollues”.
Këtë e deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, në takimin me gazetarët, ndërsa shtoi se organet kompetente kanë zbuluar një person, i cili ilegalisht ka kaluar kufirin shqiptaro-maqedonas.
Duke apeloi tek qytetarët të respektojnë mbajtjen e maskave dhe dorezave gjatë lëvizjes dhe frekuentimit në qytet meqë bëhet fjalë për masë të re qeveritare që ka karakter obligativ. Kryetari Duka i cili udhëheq edhe shtabin e krizës në Dibër informoi se ndihmat humanitare vazhdojnë të vijnë në Dibër dhe ato në përputhje me nevojat e familjeve ndahen atje ku duhet.
Ditëve të fundit, përveç numrit të përgjithshëm të familjeve që kanë marrë ndihma, ndihma u janë ndarë edhe 100 familjeve të tjera. Në fund të pres konferencës, Duka kërkoi durim tek qytetarët në respektim të orës policore dhe njëkohësisht uroi besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit
Ndalohet një person i dyshuar që kanosi dëshmitarin bashkëpu...
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...