Talenti kosovar deri tash ka luajtur për ekipin U-19 të Zvicrës, por është i gatshëm për ekipin A të “Dardanëve”
Përfaqësuesja e Kosovës mund të pasurohet me një lojtar mjaft perspektiv, shkruan Gazeta Express.
Orges Bunjaku është vënë në dispozicion të “Dardanëve”, nëse merr ftesë nga trajneri Bernard Challandes.
18 vjeçari është pjesë e ekipit U-19 të Zvicrës, por e pranon se nuk do t’i thoshte “JO” një oferte të “Verdhekaltërve”.
Madje, ai zbulon se tashmë i ka nisur kontaktet me palën kosovare.
“Është një ndjenjë e bukur, është sigurisht një ofertë interesante”, ka thënë Bunjaku për magazinën zvicerane “Blick”.
“Unë e kam thënë se nuk dua të nxitohem. Ndihem si në shtëpi në Zvicër dhe në ekipin U-19. Kjo është arsyeja se përse do ta marr më ngadalë një vendim aq të madh në karrierën dhe jetën time. Sidoqoftë, për momentin unë dua të vazhdoj të zhvillohem kështu, duke u koncentruar vetëm tek Baseli”, ka shtuar ai.
Bunjaku synon të bëhet pjesë e rregullt e ekipit ta parë të Baselit.
Ai zotohet se do të vazhdojë të punojë intensivisht për të arritur shumë në karrierë.
Ai synon ta fitojë një kontratë afatgjate me Baselin.
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve