Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se është e pajustifikueshme sjellja e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili me vetëdije të plotë ka rrezikuar shëndetin e të tjerëve
“Derisa Qeveria gjatë tërë kohës apelonte të ngritët vetëdija e popullit për të ruajtur shëndetin publik është e pajustifikueshme sjellja e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili me vetëdije të plotë ka rrezikuar shëndetin e të tjerëve duke mundësuar përhapjen e virusit!
Si pasojë, ligji vlen njëjtë për të gjithë prandaj në bazë të nenit 205 nga Kodi Penal për veprën penale kundër shëndetit të njeriut duhet të kërkohet përgjegjësi penale nga kryetari Maksim Dimitrievski.
Sjellja e tillë, pikërisht nga njerëz që kanë për obligim stabilizimin e gjendjes veç se e prolongon situatën dhe zgjat gjendjen e jashtëzakonshme.
Sipas gjitha parametrave shëndetësore nga masat e marra deri më tani, është dashur që ngadalë të fillojë zbutja e masave, por fatkeqësisht jemi dëshmitar të rritjes konstante të numrit të të prekurve gjë që pamundëson kthimin e gjendjes normale në vend”, thuhet në kumtesën e ASH-së.
Nga atje shtojnë se Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi morale dhe institucionale nga të gjithë që rrezikojnë shëndetin publik pa dallim. Nuk guxojmë të bëhemi dëshmitar të mosrespektimit të masave pikërisht nga njerëz që i sjellin ato masa, ndërkaq ndëshkimet t’i paguajnë vetëm qytetarët!./telegrafi
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...