Komesari për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se “pas përfundimit të fazës së parë nga procesi aderues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Komisioni Evropian tani punon raportet për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të publikohen në qershor si dhe plani ekonomik i rajonit”.
“Me rivendosjen e metodologjisë së procesit të zgjerimit dhe vendimit që të hapen bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e kthyem politikën e zgjerimit në rrugë të drejt. E kthyem kredibilitetin, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për të gjitha vendet anëtare”, tha Varhelyi, përcjell telegrafi maqedoni.
Ai theksoi se angazhimi për perspektivë evropiane për Ballkanin Perëndimor gjithmonë ka qenë prezente, dhe se zgjerimi do të mbetet një nga politikat kyçe të BE-së.
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...