Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa të reja parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura nga autoritetet e vendit, në luftë me koronavirusit, ky personave fizik u lejohet të dalin vetëm për një orë e gjysmë në ditë, në bazë të numrave të letërnjoftimit.
Vendimet e prezantuara në konferencë për media do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill dhe do të zgjasin deri më 4 maj.
Ndër të tjera thuhet se secili person që del jashtë është i obliguar të ketë maskë.
Këto janë disa nga masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë:
-Secili person që del jashtë është i obliguar të vendosë maskën.
-Ndalohet qarkullimi i personave fizik nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysmë në ditë.
-Gjatë qarkullimit të personave fizik nuk lejohet të shoqërohen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar.
-Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65-vjeçare.
-Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se kanë nevojë për trajtim mjekësor.
-Ndalohet qarkullimi i personave fizik, vetëm në rast se ndonjë është viktimë e dhunës fizike.
-Ndalohet takimi mes personave, vizitat familjare, shoqërore e të tjera.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump