Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ushtria mund të dërgohet për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, pas rritjes së ndjeshme të numrit të rasteve.
Ai u tha ministrave qeveritarë që të gjitha kapacitetet e ushtrisë ruse mund dhe do duhej të përdoreshin, transmeton portali arbresh.info.
Komentet e tij u bënë pasi që Rusia regjistroi rritjen më të madhe ditore të rasteve të konfirmuara, me 2,558 infeksione të reja.
Kjo e çoi totalin në 18,328 me numrin më të madh në Moskë.

“Ne shohim që situata po ndryshon pothuajse çdo ditë dhe, për fat të keq, nuk po ndryshon për mirë”, tha Putin gjatë një takimi video me zyrtarët e lartë të hënën.
“Numri i të sëmurëve është në rritje, duke përfshirë gjithnjë e më shumë raste në mënyrë specifike të formës së rëndë të sëmundjes. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare në shumë aspekte,” shtoi ai.
Ai gjithashtu tregoi për vendet e tjera evropiane, siç është Italia, që kanë shfrytëzuar ushtrinë në përgjigjen e tyre ndaj krizës Covid-19.
“Ne duhet ta përdorim këtë përvojë,” tha ai. “Aftësitë e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes, nëse është e nevojshme, mund dhe duhet të përdoren këtu.”
Numri zyrtar i vdekjeve zyrtare të Rusisë është 148, që është shumë më i ulët se në shumë shtete të tjera evropiane si Italia, Spanja dhe Franca./arbresh.info/
Haxhiu priti në takim kongresistët amerikanë
Vdes Hafiz Gagica, veprimtar i çështjes kombëtare në diaspor...
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...