Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, sot ka biseduar me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, si dhe me kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, Muharrem Salihu.
Meta përmes një postimi në facebook e ka bërë të ditur këtë teksa ka thënë se është interesuar për gjendjen e qytetarëve në Luginë, shkruan arbresh.info.
Ai po ashtu ka shkruar se ka marrë lajm të mirë se situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është e qëndrueshme.
“Kënaqësi të zhvilloja sot biseda telefonike me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z.Shqiprim Arifi, Kryetarin e Komunës së Bujanocit z.Shaip Kamberi, si dhe me Kryetarin e Grupit të Kuvendarëve në Komunën e Medvegjës, z.Muharrem Salihu.
U interesova për gjendjen shëndetësore të qytetarëve në Luginë, si dhe shpreha solidaritetin e plotë me ta në këto momente të vështira.
Lajm i mirë që deri tani situata në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë paraqitet e qëndrueshme sa i përket përhapjes së pandemisë COVID-19”, ka shkruar Meta.
lir
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...