Agjencitë e inteligjencës të SHBA-së dhe Britanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën paralajmërojnë në dukurinë gjithnjë e më të shpeshta kibernetike të cilat përdorin pandeminë globale të koronavirsuit (COVID-19) si karrem, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare britanike e Sigurisë Kibernetike theksuan se kriminelët dhe një grup që paraqet “kërcënim të vazhdueshëm” po përpiqen të transmetojnë softuerë të dëmshëm “ransomware” dhe “malware” që lidhen me pandeminë COVID-19.
Më tej shtohet se një shembull përfshin e-mailat që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ndërkaq, shembujt e tjerë janë ato të përpjekjeve të vjedhjes së identitetit që duken sikur vijnë nga Microsoft ose kompani të tjera të teknologjisë, mjetet e të cilave shpesh përdoren nga njerëz që punojnë nga shtëpia.
Deklarata thekson se nuk kanë hasur në një rritje të përgjithshme të krimit kibernetik, por është gjithnjë e në rritje përdorimi i kërcënimeve me qëllim të keq që përfshijnë temat e lidhur me COVID-19.
Më 11 mars, OBSH përhapjen e virusit e shpalli “pandemi globale”. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan. Më shumë se 83.400 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën, dhe më shumë se 1.440.000 raste janë konfirmuar globalisht, sipas të dhënave nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. Deri më tani janë shëruar më shumë se 305.000 njerëz.
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...
Kurti takon banorët e fshatit Panorc: Malisheva, qendër e in...
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...